Mirësevini në web faqen tonë

Pixie group është kompani që mirret me shërbimet inovative të marketingut. Duke shfletuar web faqen tonë ju mund të njoftoheni më afër me produktin e sapo futur në treg, Monitorin Reklamues.

Ky produkt shërben si metodë e re e marketingut dhe është medium alternativ nga ato tradicionalet që janë prezente në treg.

Nëse jeni të interesuar për bashkëpunim atëherë mos hezitoni të na shkruani në formën e kontaktit dhe dikush nga ne do të kujdeset për kërkesën tuaj.

Rreth nesh

Pixie Group është themeluar në vitin 2013. Jemi të fokusuar në ofrimin e shërbimeve të IT, organizimeve promocionale dhe ideve të reja që do të shërbenin për të reklamuar produkte, shërbime dhe kampanja promocionale.

Monitori reklamues

• Produkt inovativ i reklamimit • Shërben për të reklamuar produkte, sherbime, oferta • Me një teknologji të larte High Definition komunikon tek një masë e gjerë nëpërmjet videove; animacionit; zërit ; fotografive dhe tekstit

• I dizajnuar per t'u vendosur në ambiente kryesisht te mbyllura, të jetë i rrethuar me njerëz te cilët mund të jenë të pozicionuar aty apo thjeshtë që qarkullojnë në atë hapësire.

• Forma e tij vertikale e dallon atë nga monitorët e tjerë që janë të ndertuar për t'u perdorur si mediume të marketingut dhe garanton tërheqjen e vemendjës me formen dhe kualitetin e reklames qe transmetohet aty.

• Dimension prej 83cm gjërësi dhe 200 cm gjatësi siguron që reklama jo vetëm që vërehet nga afër, ajo është lehtë e identifikueshme edhe nga distancat më të largëta duke e bërë kështu çdo reklamë që transmetohet të arrij maksimumin e shikueshmerisë.

• Në monitor ofrohen mundësite e ndryshme të reklamimit, duke e ndarë monitorin në tre pjesë ku mund të vendoset video reklamë, fotografi, tekst, duke vendosur vetem një video reklame në tërë monitorin, vetëm një fotografi apo thjeshtë një tekst prezentim të dizajnuar mirë.

• Menaxhimi i reklamave të vendosura në monitor bëhet nga qëndra e kompanisë tonë, ku të gjithë monitorët janë të sinkronizuar në një server i cili ka një siguri të lartë dhe çdo ndryshim eventual i agjendës së transmetimit të reklamave bëhet me vetëm disa hapa të shkurtër dhe shpejte në kohë.

• E tëra kjo është menduar që çdo klienti, pa marre parasysh madhësine e biznesit t’i ofrohet një shërbim professional që bashkepunimi të rezultoj i suksesshëm për të dyja palët.

Janë disa arsye të thjeshta pse ne ju propozojmë që të zgjedhni monitorin tonë për të transmetuar reklamën tuaj e cila mund të jetë: Reklame produkti, ofertë, njoftim, prezentim apo diçka tjeter.

EFEKTIVITETI

Mënyra se si funksionon monitori ju lë shumë hapësirë për realizimin e çfaredo lloji të reklamës, nga një foto e thjeshtë, tekst prezentim e deri te realizimi i një video reklame më të avancuar në pajtueshmëri me shumicën e llojeve të fajlleve.

MBULUSHMERIA E GJËRË

Monitorët do të jenë të vendosur në kafiteritë më të frekuentuara në kryeqytet, kryesisht audienca është e moshës 17-40 vjet, njerëz që shpenzojne dhe që janë klientë potencial të çdo reklamuesi.

PASURI TË EFEKTEVE

Ndarja e monitorit në disa pjese, përzierja e videos me fotografi në prapavijë pa e penguar njëra tjetrën, ngjyra të pasura, të ndritshme, bëjnë që reklama juaj të jetë tejet vizibile.

ÇMIMI

Çmimet për reklamim në monitorin tonë do të jenë tejet të arsyeshme nese i krahasojmë ato me të gjitha mediumet aktuale që janë në industrinë e reklamimit si TV, Radio, Gazetë, Billboard, Citylight etj.

ZGJIDHJE ALTERNATIVE

E veqanta e monitorit është se nuk hyn në metodat tradicionale të reklamimit siç janë TV, RADIO, BILLBOARD e GAZETA, kjo është një metode e re, qe i përket teknologjisë së fundit dhe le hapësirë që reklamimi në të të jetë i veqantë, duke ngacmuar audiencen në një mënyre unike dhe duke lënë përshtypje të veqanta.

Monitorët tonë janë të vendosur në dhjetë lokacione të ndryshme. Ne jemi kujdesur që lokacionet të jenë nga më të frekuentuarat në mënyrë që reklama të arrijë efektin maksimal. Më poshtë po ju njoftojmë me statistikat e shikueshmërisë.

Monitorët tonë janë të vendosur në dhjetë lokacione të ndryshme. Ne jemi kujdesur që lokacionet të jenë nga më të frekuentuarat në mënyrë që reklama të arrijë efektin maksimal. Më poshtë po ju njoftojmë me statistikat e shikueshmërisë.

Video Resolution:

Max Resolution:

Application:

Panel Size:

Brightness:

Material:

Image Resolution:

Compatible
Media format:

1080P

1920x1080

Indoor

55inch

550 cd/m2

Metal Case + Toughened Glass Panel

5000 x 5000p Max

MPG4(AVI: DIVX/XVID), MPG2(DVD:VOB/MPG2) MPEG1(VCD: DAT/MPG1), MP3, WMV, H.264, 1080P Full HD Video Format, JPG, Png, Bmp, PPT etc.

Për çdo informacion që ju nevojitet mos hezitoni që të na shkruani ose kontaktoni.
Pixie Group • Bulevardi Bill Clinton BL5 E3 p.n., Prishtinë
049527555 • 045527555 • info@pixie-group.com